Forma e tij e mirë ka ndikuar gjithmonë në rezultatet e mira të Prishtinës, derisa cilësitë e tij u panë edhe në turneun që u mbajt në Vlorë, për nder të 100-vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë.
Performanca e tij i befasoi të gjithë, derisa kjo bëri që ai të fitojë epitetin e futbollistit më të mirë të turneut, ku më pas edhe nuk mungoi interesimi për të nga ekipet e Shqipërisë.
“Natyrisht, të marrësh një epitet në mesin e futbollistëve që luajnë në skuadrat si Tirana, Flamurtari e Shkëndija, nuk është pak”, tha Mazrekaj gjatë një interviste për Zërin./Telegrafi/