Dëshira e drejtuesve dhe tifozëve të kuq është që lojtari të jetë pjesë e skuadrës deri në fund të këtij sezoni futbollistik, megjithatë një gjë e tillë ende nuk është vendosur, edhe pse lojtari mësohet të jetë futbollisti më i paguar në skuadër.
Aktualisht, mesfushori është i huazuar dhe pronësinë mbi kartonin e tij e ka skuadra e Prishtinës. Drejtuesit e saj mund të shesin futbollistin në një ekip tjetër në rast se i ofrohet një shumë më e mirë.
Megjithatë në kampin e kuq të gjithë besojnë se marrëdhënia e mirë e presidentit Demi me homologun e tij te Prishtina, Ejupin, do të ndikojë që futbollit të vazhdojë të jetë pjesë e të kuqve deri në fund të këtij sezoni, pse jo edhe në vitet e ardhshme. /Tribuna/Telegrafi/