Mentor Mazrekaj e ka nisur në mënyrën më të mirë aventurën te Partizani i Shqipërisë. Ai luajti nga minuta e parë në duelin ndaj Kastriotit në udhëtim, ku ‘demat’ fituan 2:0. Në golin e parë asistues ishte pikërisht Mazrekaj, derisa kontribuoi me lojë të mirë edhe në pjesën tjetër të ndeshjes.
Faqja e Partizanit në rrjetin social ‘Facebook’, ka krijuar një sondazh për lojtarin më të mirë në sfidën ndaj Kastriotit. Listës i prinë dukshëm Mazrekaj, i cili është votuar nga 47% e votuesve, i ndjekur nga Ertan Demiri me 13%. Në anën tjetër, ish-futbollisti tjetër i Prishtinës, Behar Maliqi në atë takim u ndëshkua me karton të kuq, por ka fituar 5% të votave të tifozëve. Xhiron e ardhshme Partizani luan përsëri në udhëtim, kundër Laçit. /Tribuna/Telegrafi/