Mentor Mazrekaj do të mungoje gjatë për Partizanin.
Mesfushori ka kryer sot një operacion në këmbë çka e detyron të të bëjë një ndalesë të gjatë.
Kur u duk se gjithçka po normalizohet dhe Mazrekaj ishte gati të bashkohej me grupin, pasi u pa me kujdes edhe njëherë nga mjekët gjendja e tij, është vendosur që ai të operohet. Futbollisti ka kryer sot ndërhyrjen në këmbë dhe tashmë mungesa e tij do të jetë e gjatë.
“Panorama Sport” mëson se Mazrekaj nuk do të jetë në dispozicion të trajnerit Agostineli deri në fund të sezonit, pasi rikuperimi do të zgjasë shumë. Tashmë të kuqtë duhet të vazhdojnë “luftën” për titull pa ndihmën e një prej shtyllave të ekipit.