Telegrafi

Mazrekaj arrin marrëveshje me Tiranën

Intervistoi: Dëfrim Puka

A është e vërtet se keni nënshkruar për Tiranën dhe çfarë kontrate keni nënshkruar?

Është e vërtet qe jemi marr vesh për kushtet e kontratës mes meje dhe Tiranes, krejt çka ka mbetur është që ekipet të bien dakord në mes vete. Prishtina duhet të më jep leje që të kaloj te Tirana, mirëpo më kanë informuar se ata kanë arritur marrëveshje mes vete, vetëm se po pritet nënshkrimi dhe zyrtarizimi nga ana e tyre.

Cilat janë arsyet që po largoheni nga Prishtina?

Unë i kam kushtet e mira në Prishtinë dhe sa i përket anës financiare jam i kënaqur. Arsyeja e vetme e largimit tim është se përmes Tiranës synoj të luaj në gara evropiane.

Për cilin ekip ëndërron të luash një ditë?

Ëndërroj që një ditë të luaj për ndonjë ekip evropian, të gjej një punë të mirë dhe më e rëndësishmja është që një ditë t’i mbroj ngjyrat e kombëtares./Telegrafi/