Futbollisti i Bayern Munich, Noussair Mazraoui është nën kritika nga publiku gjerman për shkak se ai mbështeti publikisht Palestinën.
Ai postoi një postim pro-palestinez në rrjetet sociale me një citim nga Kurani: “Dhe mos mendoni se Allahu nuk i kushton vëmendje asaj që bëjnë keqbërësit. Ai i mban ata vetëm deri në ditën kur sytë e tyre do të ngrijnë nga frika”.
Bild shkruan se marokeni ka humbur stërvitjen e Bayernit këtë mëngjes dhe se klubi gjerman mund ta pezullojë.
Mazraoui dhe drejtuesit e Bayern Munich folën dje dhe tani pritet konfirmimi zyrtar.
Bild shkruan se kjo do të thotë se marokeni do të largohet nga klubi në janar. Ai mbërriti në Bayern një vit më parë pasi i skadoi kontrata me Ajaxin dhe kontrata e tij me gjermanët zgjat edhe për tre vite të tjera.
We at @iMiaSanMia stand with Noussair Mazraoui against what we believe is an agenda driven campaign. The player has, not once but twice, clearly positioned himself and emphasized that he was against all forms of violence and hatred, that he was not associated with any hateful… pic.twitter.com/ZPDm2lbaJR
— Bayern & Germany (@iMiaSanMia) October 19, 2023
Kujtojmë se prej ditësh po vazhdon konflikti i përgjakshëm mes Izraelit dhe Palestinës, i cili ka marrë mijëra jetë njerëzish. /Telegrafi/