Telegrafi

Mazhoranca dhe opozita shkëmbejnë akuza për xhaminë e re

Ministri i Transporteve, Sokol Olldashi, u tha gazetarëve në Tiranë se kryetari i baskisë, Edi Rama, i gënjeu besimtarët, sepse projekti francez për qendrën e qytetit nuk parashikon ndërtimin e xhamisë. Olldashi tha se Rama i gënjeu besimtarët për herë të dytë sepse për të njëjtën gjë, i kishte gënjyer në vitin 2007.

Zëdhënësi i bashkisë së Tiranës, Florion Serjani, reagoi menjëherë duke thënë se xhamia e re është parashikuar në planin francez dhe se bashkia angazhohet në premtimin e saj bazuar në këtë plan. /Telegrafi/