Telegrafi

Mazhoranca dhe opozita dakord për ndryshimet në kodin rrugor

Ndryshimet në kodin rrugor është nga ato ligje që kërkon votat e shumicës dhe pakicës për të arritur numrin e nevojshëm 84 vota dhe duket se nuk do arrijë të vihet në zbatim, pavarësisht nga mbështetja e dhënë në Komisionin parlamentar.

Shkëlzen Aliaj, shefi i qarkullimit rrugor në policinë e shtetit, kërkoi në komision miratimin sa më të shpejtë të ndryshimeve të këtij kodi, duke vënë në dukje se rritja e vlerës së gjobës për drejtuesit e automjeteve do të çojë në uljen e aksidenteve.

Ndryshimet në kodin rrugor janë miratuar nga qeveria. Këto ndryshime në disa nene të kodit rrugor, bëjnë që të katërfishohen gjobat për shkeljet që mund të bëjnë drejtuesit e automjeteve dhe ndryshon nivelin e gjobave në 16 mijë lekë të reja minimale dhe 40 mijë lekë të reja maksimale. /Telegrafi/