Site icon Telegrafi

Mazhoranca arsyeton kompletimin e bordit të ZRRE-së, PDK e quan të paligjshëm

Foto: Arkiv

Kuvendi i Kosovës është në proces të votimit të kryesuesit dhe dy anëtarëve të Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë. Qeveria dhe mazhoranca arsyetuan kompletimin e plotë të të ZRRE-së, ndërsa partia më e madhe opozitare, PDK e konsideroi si proces të paligjshëm administrativ dhe juridik.

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, duke arsyetuar nevojën e kompletimit të bordit të ZRRE-së, tha se në konkursi i ri është legjitim dhe ka qenë një proces me integritet të plotë dhe transparencë të plotë.

“Në konkursin që e kemi shpallur në prill të këtij viti kemi pasur tri herë më shumë kandidatë se konkursin e vitit të kaluar, për secilën pozitë. Kemi pasur një proces me integritet të plotë dhe transparencë të plotë që është mbikëqyrur nga BIRN”, tha ajo.

Në linjë të njëjtë u shpreh edhe ushtruesja e detyrës së shefes së grupit parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila.

“Thërrasim gjithë deputetët prezentë të votojnë për kryesuesin dhe anëtarët e ZRRE. Është një prej insitucioenve më vitale që ka nevojë për përbërje të plotësuar për të kthyer vendimmarrjen”, theksoi Kusari-Lila.

Nga ana tjetër, këtë proces të votimit e quajti të paligjshëm, deputeti i PDK-së, Ferat Shala.

“Sot po i nënshtrohemi një procesi tërësisht të paligjshëm administrativ dhe juridikisht. Sot po nënshtrohemi edhe një presioni të shumicës parlamentare duke shkelur çdo procedurë, etikë dhe parim”, tha ai.

Kandidatët e propozuar për kryesues të Bordit të ZRRE-së janë: Ymer Fejzullahu dhe Vehbi Sofjiu. Ndërsa, kandidatët e propozuar për dy anëtarë të bordit të ZRRE-së janë: Astrit Saraqini, Gani Buqaj, Arjeta Pajaziti-Qerimi si dhe Lutfie Dervishi. /kp/

Exit mobile version