Site icon Telegrafi

Mazda zbulon sedanin 6e tërësisht elektrik

Si Mazda6, ashtu edhe Mazda MX-30 tërësisht elektrik ndihen si “kujtime të largëta”.

Por kjo nuk do të thotë se Mazda po heq dorë nga sedanët e familjes ose elektrifikimi, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Kjo dëshmohet nga debutimi i Mazda 6e EV i ri, i cili tregoi trupin dhe brendësinë e tij të mrekullueshme në Motor Show në Bruksel.

Mazda 6e u zhvillua nëpërmjet një partneriteti midis Mazda dhe Changan Automobile Co., Ltd..

Dhe Mazda deklaron se 6e është projektuar kryesisht për klientët evropianë, duke u fokusuar në performancën dhe funksionalitetin e drejtimit. /Telegrafi/

Exit mobile version