Telegrafi

Mazda tregon çmimin mjaft të arsyeshëm që do ta ketë CX-30

SUV shumë i fuqishëm, që ka edhe çmim mjaft të arsyeshëm

Dallimi mes Mazda CX-3 dhe CX-5 është i vogël, megjithatë mes tyre mund të hyjë CX-30 që është një SUV shumë i fuqishëm dhe me teknologji të lartë, transmeton Telegrafi.

Pamjen e këtij modeli e kemi parë deri më tani, teksa Mazda ka treguar në LA Auto Show edhe çmimin që do të ketë.

Versioni bazë i këtij modeli fillon nga 19,70 euro, derisa për opsionin që i mundëson të vozitet me të katër rrotat duhet paguar 21 mijë euro. Modeli CX-30 Select kushton 21,500 euro, Preffered 23,600 euro dhe Premium 25,400 euro.

Blerësi mund ta kërkoi në tri ngjyra të ndryshme, por duhet të paguajë shtesë prej 180, 270 dhe 536 euro.

Si pjesë standarde në të gjitha Mazda CX-30, është niveli i lartë i sigurisë, si paralajmëruesi ishoferit dhe radari për kontroll gjatë udhëtimit. /Telegrafi/