Mazda Motor Corporation deklaroi të enjten se planifikon të lansojë 13 modele të automjeteve të elektrizuara globalisht deri në vitin 2025, duke filluar me modele të reja vitin e ardhshëm.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, modelet e reja përfshijnë tre automjete elektrike, pesë automjete hibride me gaz-elektrik dhe pesë automjete hibride plug-in, tha prodhuesi i automobilave.
Plani është pjesë e përpjekjeve të kompanisë Mazda për të arritur qëllimin e saj për të elektrizuar të gjitha makinat e saj dhe për t’i bërë automjete elektrike, një të katërtën e makinave të tyre deri në vitin 2030.
Duke filluar nga viti 2025, Mazda do të zhvendosë fokusin e saj në zhvillimin e automjeteve elektrike duke përdorur një platformë të dedikuar tani në zhvillim.
Kompania gjithashtu deklaroi se do të lansojë vitin e ardhshëm makinën e saj të parë autonome.
Modeli do të jetë i pajisur me teknologji vetë-drejtuese të Nivelit 2, që do të jetë në gjendje të kontrollojë drejtimin, frenimin dhe përshpejtimin. /Telegrafi/