Është prezantuar për publikun modeli MX-5RF Miata, që është makina e fundit nga Mazda.
Ky automobil sportiv dhe luksoz, do të jetë me tavan fleksibil, që mund të hapet dhe mbyllet varësisht nga dëshira e shoferit, transmeton Telegrafi.
Miata me 2.0-litra do të ketë motor me katër cilindra, që kanë 155 kuajfuqi.
Porositjet për këtë model do të fillojnë në fund të verës, kur edhe pritet të lansohet.
Nuk bëhet i ditur çmimi, por mësohet se nuk do të jetë aq i lartë. /Telegrafi/