Kohë më parë, Mazda ka kërkuar kthimin prapa të një serie veturash, pasi rezervuari iu mbushej me merimanga dhe kishte rrezik se mund të ketë ndezje.
Kësaj radhe problemi nuk është te insektet, por te timoni që nuk po funksionon si duhet në 60 mijë vetura që janë në treg, transmeton Telegrafi.
Problemi është te kabllot që po fërkohen mes vete dhe po shkurtohen, duke krijuar probleme në lëvizje.
Megjithëse nuk është shkaktuar ndonjë aksident si pasojë e këtij problemi, po kërkohet që të kthehen të gjitha Mazda6 që janë prodhuar prej 20015 deri më 2016. /Telegrafi/