Site icon Telegrafi

Mazda e re MX-5 del në shtator (Foto)

Mazda ka njoftuar se modeli i gjeneratës së katërt, ‘MX-5’ do ta përjetojë premierën botërore më 4 shtator në evenimente të njëkohshme në Spanjë, Japoni dhe SHBA.

MX-5 vazhdon ta mbajë rekordin e Guinessit si vetura më e shitur sportive me dy ulëse në histori.

Gjatë 25 viteve (nga viti 1989), Mazda ka prodhuar tri gjenerata të këtij modeli dhe janë shitur rreth 945.000 kopje, ndërsa edhe sot e kësaj dite ky kupe sportiv vazhdon të shitet në gjithë botën.

“MX-5 mishëron në mënyrën më të mirë shpirtin dhe dashurinë e shfrenuar të Mazdas për vozitje”, ka thënë drejtori ekzekutiv i kompanisë japoneze për Evropë, Jeff Guyton. /Telegrafi/

Exit mobile version