Në pjesën e pasme, janë dy ulëse të ndara, njëjtë sikurse në kabinën kryesore
Që kur është lansuar më 2016 gjenerata e dytë e XC-9, ka pasur të njëjtën formë të gjerë me tri radhë ulësesh, transmeton Telegrafi.
Autoriteti që merret me vlerësimin e sigurisë së makinave, CX-9 dhe Mazda6 gjashtë i ka vlerësuar me Pick +, për nivel të lartë të sigurisë. Megjithëse modeli i ri nuk ka ndryshme të mëdha, vjen me disa përditësime mjaft interesante.
Pjesa e pasme e ulëseve, është ndarë në dy ulëse, sikurse ato që ndodhen në kabinë, gjë që do të ndalojë përleshjen e fëmijëve që janë të ulur ndaras. Kjo e ka limituar numrin e ulëseve, por mjafton që fëmijët janë larg dhe të sigurt.
Hapja e kapakut të bagazhit, mund të bëhet vetëm me një shtypje të lehtë me këmbë, nëse shfrytëzuesit i kanë duart e zëna.
Fuqia e motorit 2.5 litra që ka katër cilindra, vazhdon të jetë njëjtë dhe ofrohet me 227 dhe 250 kuaj fuqi.
Të interesuarit për modelin bazë të Mazda CX-9 duhet të paguajnë 30,300 euro, derisa Touring Premium Package kushton 31,900 euro.
Grand Touring fillon nga 37 mijë euro, ndërsa për versionin Signature të Mazda CX-9, duhet paguar 41,300 euro, pasi është një model shumë më i mirë. /Telegrafi/