Telegrafi

Mayweather po stërvitet si 20 vjeçar dhe duket i pamposhtur para meçit ndaj Money Kicks – pohon partneri i tij i sparringut

(Foto: Instagram)

Legjenda e boksit, Floyd Mayweather, është ende po aq i shkathët dhe po aq i pamposhtur si kur ishte në të njëzetat.

Pesë herë kampioni i botës pas disa javësh do ta zhvillojë meçin luksoz në Dubai kundër ‘YouTuber-it’, Money Kicks.

44-vjeçari nuk i ka ndalur stërvitjet që nga dueli me Logan Paul në qershorin e kaluar, aq sa partneri i tij i sparringut, J’Hon Ingram, pohon se Mayweather akoma është në gjendje të përballet me boksierët shumë më të rinj në moshë dhe thotë se është shumë më i shpejtë se Gervonta ‘Tank’ Davis.

“Është më i shpejtë se Tank, jua them tani. Tank është i shpejtë, por jo aq i shpejtë sa Floyd. Në goditje, ata mund të jenë të barabartë, por Floyd i ndërron goditjet e tij aq shumë, prandaj Tank nuk është aq i shpejtë sa Floyd.

Lexo po ashtu Floyd Mayweather nuk e ndal luksin, publikon pamje të orës me vlerë prej dy milionë dollarësh

“Plani i tij i lojës dhe njohuritë në këtë sport janë të pabesueshme, ka bërë gjëra që nuk i kamë parë kurrë më herët. Mbrojta e tij është fantastike, ashtu që u desh të jepja goditje të mëdha që ta godisja”.

(Foto: Instagram/floydmayweather)

“Mendoja sepse është paksa më i moshuar tash do të isha në gjendje që t’i bëja presion. Por, ai ende po lëviz sikur të ishte 20 vjeçar. Godet akoma sikur të ishte në të njëzetat. Kthjelltësia dhe reagimet e tij janë ende sikur të ishte në të njëzetat”, ka deklaruar Ingram për Fight Hype. /Telegrafi/