Tetëkëndëshi i famshëm i arteve të përziera marciale duket se është shumë pranë një dueli tjetër të shtrenjtë.
Floyd Mayweather edhe hapur ka shprehur interesim për t’u bërë gati për artet e përziera marciale.
Ishin kritikët ata që hodhën dyshime në aftësitë e Mayweather për një përballje në tetëkëndësh pa rregulla të boksit, ndërkaq ky i fundit ka pranuar sfidën.
Ai për TMZ ka thënë se do të aplikojë për licensë nga MMA dhe po planifikon që me këtë rast ta bëjë shpejt edhe debutimin e tij, më saktësisht në UFC.
“Gjithçka merr kohë. Eventualisht do të aplikoj për licensë e më pas të shpresoj se mund të luftoj”.
“Edhe nëse merr gjashtë deri në tetë muaj, çka do që duhet. Ne duam që të sigurojmë se gjithçka po bëhet korrekte dhe po shkon në rrugën e duhur”, tha “Money” për mediat ameriakne.
Boksieri i pamposhtur dhe i pensionuar ka konfirmuar javën e kaluar se ai synon që të luftojë ndaj kampionit të UFC në kategorinë e mesme, Tyron Woodley.
/Telegrafi/