Telegrafi

Mayweather konfirmon rikthimin në ring edhe për disa meçe tjera

Floyd Mayweather ka konfirmuar gjatë një paraqitje në Instagram se do të marrë pjesë në më shumë meçe, sikurse ai kundër Tenshin Nasukawa.

Ish-kampioni botëror i peshave të lehta u pensionua pasi rrahu Conor McGregor në vitin 2017.

Por, ai u shfaq pak më shumë se një vit më vonë kur luftoi ndaj kik-boksierit japonez Nasukawa në një meç miqësor.

Lexo po ashtu Mesazhi i Mayweather pas pensionimit të McGregor: Pres të të ndëshkoj sërish

Megjithatë, amerikani ka konfirmuar se do të ketë edhe më shumë meçe miqësore sikurse ai në Japoni.

“Do t’i zhvillojë edhe disa ndeshje miqësore”, ka thënë fillimisht Mayweather.

“Këto meçe miqësore do t’i zhvillojë jashtë shtetit. Megjithatë, do të paguhem mirë”, përfundoi amerikani. /Telegrafi/