Real Madridi e ka zhbllokuar shumë shpejt rezultatin në ndeshjen kundër Borussia Dortmundit.
Pas një aksioni të shpejtë të Los Blancos dhe kombinimeve mes Cristiano Ronaldos dhe Iscos, topi shkoi te Borja Mayoral, i cili e gjeti rrjetën (8′).
Kaluan vetëm edhe katër minuta dhe rezultati u dyfishua. Këtë herë golashënuesi ishte CR7.
Portugezi pranoi një top nga Mateo Kovacic jashtë zone dhe goditi bukur drejt rrjetës (12′).
Mbretërit e zhvillojnë këtë ndeshje për prestigj, mirëpo duan të japin spektakël për tifozët në Santiago Bernabeu.
Nga ana tjetër, BVB ka nevojë për pikë për t’u kualifikuar në Ligën e Evropës. /Telegrafi/