Spekulimet u vërtetuan pasi Maya Jama konfirmoi se marrëdhënia e saj me yllin e famshëm, Stormzy është rikthyer, katër vjet pas ndarjes së tyre fillestare.
Çifti ishin krah për krah teksa dolën në ishullin Hydra në Greqi – shfaqja e tyre e parë publike së bashku që nga thashethemet për një pajtim romantik më shumë se një javë më parë.
Prezantuesja e “Love Island” Maya, 29 vjeçe, tërhoqi vëmendjen me një bluzë të zezë me bikini dhe një fund të bardhë veror të ndezur, ndërsa ecte përkrah reperit të lindur në Croydon, emri i vërtetë i të cilit është Michael Omari Owuo Jr.
Personazhi televiziv e përfundoi pamjen me një kapelë, ndërsa çifti u nis drejt një porti aty pranë, ku hipën në një varkë të vogël.
30 vjeçari ishte veshur në mënyrë të përshtatshme me një jelek të bardhë dhe pantallona të shkurtra të ngjashme.
Është pohuar gjithashtu se mamaja e Stormzyt, Abigail Oëuo ishte mblesëri që ‘e motivoi atë të ribashkohej me Mayan’.
Një burim i tha The Sun : “Stormzy është vërtet i hapur për dëshirën për t’u vendosur dhe për të pasur fëmijë një ditë dhe ai e di se Maya është “The One””.
Dyshja besohet të jetë duke marrë rreze dielli e duke pushuar në një vilë luksoze greke.
Spekulimet ishin të shumta nëse Maya dhe Stormzy u ribashkuan, pasi ajo u pa në shfaqjen e tij në “All Points East” fundjavën e kaluar.
Çifti u takua për katër vjet përpara se të ndaheshin në vitin 2019, me reperin, i cili deklaroi publikisht se ai nuk e ka dashur kurrë askënd siç e ka dashur atë. /Telegrafi/