Tashmë jemi të fiksuar me stilin e Maya Jamas, por prezantuesja e “Love Island” është gati të bëhet edhe më e popullarizuar me paraqitjen si imazh i “Dolce & Gabbana”.
Moderatorja është zgjedhur nga shtëpia e modës për të qenë fytyra e koleksionit të tyre ‘Fall Winter 23/24’.
Maya ka qenë një yll britanik për vite me radhë, duke grumbulluar 2.8 milionë ndjekës në Instagram dhe duke zbukuruar kopertinat e shumë revistave.
Maya është në qendër të vëmendjes në këto foto të reja, duke pozuar në një shezllon të zi.
Dolce & Gabbana tha: “Me talentin, autenticitetin dhe përpjekjen e saj për të mbështetur bukurinë vërtet gjithëpërfshirëse, ylli Maya është ngritur dhe ajo tani është një ikonë femërore me ndikim në kulturën bashkëkohore”.
28-vjeçarja duket thuajse e panjohur me flokë të shkurtra kaçurrele dhe një fustan të kuq.
Marka shtoi: “Skena qendrore e fushatës është loja me transparencat materiale të veshjeve nga koleksioni, mes të zezës absolute dhe të kuqes pasionante”.
Çdo veshje kanalizon dashurinë e Dolce&Gabbana për të brendshmet dhe korsetë, por gjithsesi duket gati për një stil të fuqishëm në Milano.
Me vetëm një javë të mbetur nga ky sezon i “Love Island”, Maya qartësisht ka vështrimin e saj në botën e modës. /Telegrafi/