Site icon Telegrafi

May: Vota pozitive për marrëveshjen e Prespës, moment historik për Maqedoninë

“Vota pozitive për marrëveshjen e Prespës është një moment historik për Maqedoninë. Urime për Kuvendin e Maqedonisë dhe për Qeverinë e kryeministrit Zoran Zaev, ka shkruar dje në Twitter kryeministrja e Britanisë së Madhe, Theresa May.

Ndërkaq Kuvendi i Maqedonisë me shumicë prej dy të tretave, me 81 vota “për” miratoi ndryshimet kushtetuese që dilnin nga marrëveshja e Prespës për zgjidhjen e çështjes së emrit.

Pas ratifikimit nga Kuvendi i Maqedonisë, ratifikimi shkon edhe në Kuvendin e Greqisë për t’u ratifikuar dhe pas dritës së gjelbërt nga ana e Kuvendit grek, Maqedonisë i hapen dyert për në NATO dhe BE./Telegrafi/

Exit mobile version