Site icon Telegrafi

May urdhëron hetim të plotë rreth djegies së ndërtesës në Londër

Kryeministrja britanike Theresa May ka urdhëruar një hetim të plotë mbi zjarrin që përfshiu një bllok apartamentesh në perëndim të Londrës, duke vrarë të paktën 17 vetë.

Kjo shifër pritet të rritet, pasi zjarrfikësit nuk presin që të gjejnë ndonjë të mbijetuar në ndërtesën Grenfell, në veri të Kensingtonit.

Njerëzit  janë duke kërkuar dëshpërimisht lajme për familjet dhe miqtë e humbur.

Kryeministra Theresa May tha se njerëzit “meritojnë përgjigje” përse zjarri u përhap kaq shpejt dhe se hetimi  do t ’ua japë përgjigjen , njofton BBC.

May, e cila bëri një vizitë të shkurtër private në vendngjarje tha: “Shërbimet e emergjencës më thanë se mënyra se si ky zjarr u përhap dhe mbajti ndërtesën ishte e shpejtë, ishte e egër, ishte e papritur”.

Exit mobile version