Kryeministrja Theresa May, ka thënë që ajo e ka diskutuar me presidentin amerikan, Donald Trump, për të ashtuquajturit Shteti Islamik, dhe theksoi që Trump është 100 përqind në përkrahje të NATO-s.
Këto fjalë e para e Qeverisë britanike, i tha gjatë konferencës së përbashkët me Presidentin Trump që është duke u mbajtur në Shtëpinë e Bardhë.
Kryeministrja britanike, ka uruar presidentin Donald Trump për triumfin në zgjedhjet elektorale.
Ajo ka thënë se Mbretëresha e ka ftuar Trumpin në Britani të Madhe dhe që ajo është shumë e lumtur që ai e ka pranuar këtë ftesë, transmeton Klan Kosova.
Ndërkaq presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë që me të ka pasur bisedë shumë interesante dhe produktive.
UK PM @theresa_may says @POTUS @realDonaldTrump is "100% behind Nato"https://t.co/cmEgbPXqAd #MayTrump pic.twitter.com/Pc6s01VYbH
— BBC Breaking News (@BBCBreaking) January 27, 2017