Site icon Telegrafi

May: Të dyshuarit për helmimin e Skripal janë oficerë të inteligjencës ushtarake ruse

Kryeministrja britanike Theresa May është shprehur se dy të dyshuarit për helmimin e Skripal, Aleksandër Petrov dhe Ruslan Boshiro, janë oficerë të inteligjencës ruse.

Duke folur në Parlament të mërkurën, May përsëriti akuzën e mëparshme ndaj qeverisë ruse për rastin e helmimit me agjentin nervor Novichok të Sergei Skripal.

“Ne kishim të drejtë kur thamë në mars se shteti rus është përgjegjës”, u shpreh kryeministrja.

Ndërsa hetuesit e policisë britanike thanë më parë se nuk kishin prova që lidhnin qeverinë ruse me të dyshuarit, May këmbënguli që shërbimet britanike të inteligjencës ofruan prova, të cilat i identifikonin ata si oficerë të inteligjencës ushtarake ruse, GRU.

“Bazuar në trupin e inteligjencës, qeveria ka konkluduar se dy individët e emëruar nga policia dhe CPS (Shërbimi i Prokurorisë së Kurorës) janë oficerë të shërbimit të inteligjencës ushtarake ruse të njohur gjithashtu si GRU”, tha May.

Ajo tha se do të informojë udhëheqësit e partisë se pse qeveria erdhi në atë përfundim pas dyerve të mbyllura.

Ndërsa deklaroi se nëse dy të dyshuarit do të udhëtonin se ndonjëherë jashtë Rusisë, Britania e Madhe do të vepronte për t’i arrestuar dhe ekstraduar për t’u gjykuar në tokën britanike.

Ajo përsëriti se qeveria e saj do të vazhdojë të ushtrojë presion ndaj Rusisë, duke e ekspozuar atë që ajo e quajti një “model sjelljeje të keqe”, me fokus të veçantë në GRU.

Ndërkohë Ministria e Jashtme e ruse deklaroi se emrat dhe fotot e rusëve të dyshuar të publikuara nga Mbretëria e Bashkuar nuk thonë asgjë për Moskën.

Duke shtuar se akuzat e Britanisë lidhur me përfshirjen e supozuar të Rusisë në incidentet në Salisbury dhe Amesbury ishin të pabaza.

Prokurorët e Britanisë së Madhe zbuluan emrat e dy rusë të dyshuar Aleksandër Petrov dhe Ruslan Boshiro paraditen e së mërkurës (5 shtator).

Ata akuzohen për tentativën e vrasjes së ish-agjentit të rus dhe vajzës së tij, së bashku me një oficer policie britanik.

Prokurorët thonë se ka “prova të mjaftueshme” për t’i akuzuar për ngjarjen. /oranews.tv/

Exit mobile version