Telegrafi

May: Sulmi, produkt i një mendjeje të sëmurë

Kryeministrja britanike Theresa May e quajti sulmin e së mërkurës produkt të një “mendjeje të sëmurë” dhe një goditje ndaj vlerave të lirisë, demokracisë dhe lirisë së fjalës.

Ajo shtoi se Mbretëria e Bashkuar nuk do të dorëzohet përpara terrorit. Për këtë arsye dhe këmbënguli që Parlamenti të enjten ta rinisë punën si normalisht.

Sulmuesi përplasi një makinë mbi këmbësorët në urën e Uestminsterit dhe goditi me thikë policin përpara Parlamentit.

Ai vetë u qëllua për vdekje nga efektivët në terren vetëm pak metra larg kullës ikone të Big Benit, përcjell tch.

Episodi i dhunës në zemër të Londrës shkaktoi 5 të vdekur, përfshirë dhe vetë autorin, dhe 40 të plagosur, disa prej të cilëve janë në gjendje të rëndë.