Telegrafi

May përjashton një referendum të dytë të Brexit

Kryeministrja britanike, Theresa May përjashtoi organizimin e një referendumi të dytë mbi Brexit me iniciativën e saj.

“Për sa më përket, nuk do të ketë një referendum të dytë”, deklaroi May sonte gjatë një konference për media, e cila më herët para deputetëve britanikë kishte përmendur kërcënimin për një kthim pas të Brexit, nëse Parlamenti nuk do të mbështeste projektmarrëveshjen për ndarjen të arritur të martën me Bashkimin Evropian.

Nga ana tjetër, qeveri britanike dhe Parlamenti Evropian e kanë konsideruar marrëveshjen e arritur mes Londrës dhe Brukselit si më të mirën e mundshme për të dy popujt. /kp/Telegrafi/