Kryeministrja britanike, Theresa May, ka paralajmëruar deputetët konservatorë që të mos e vendosin në rrezik BREXIT-in.
Disa mbështetës të shpallur të daljes nga Bashkimi Evropian janë të pakënaqur me planin e qeverisë për BREXIT-in, që propozon një libër rregullash të përbashkëta me BE-në për tregtinë.
Në një letër të publikuar nga “Mail on Sunday”, përcjell Telegrafi, May i kërkon vendit të qëndrojë besnik ndaj objektivit final.
Mesazhi i saj vjen në prag të një votimi në Parlament mbi tregtinë dhe politikat e doganave. Disa pjesëtarë të partisë së saj duan të amendojnë legjislacionin, për të ndryshuar planet e May-it. /Telegrafi/