Kryeministrja britanike, Theresa May kundërshtoi idenë e një referendumi të ri për pavarësinë e Skocisë, dhe sipas një sondazhi kjo ide po fiton terren.
“Nuk besojmë të kryejmë një referendum të dytë, u zhvillua më parë një proces i tillë, që ishte i qartë, vendimtar, i ligjshëm dhe të dyja palët e pranuan rezultatin”, tha zëdhënësja e kryeministres May për median, duke iu referuar referendumit të 2014, që vendosi me 55 për qind të votave për qëndrimin e Skocisë në Britaninë e Madhe.