Site icon Telegrafi

May: Kufiri mes Britanisë dhe BE-së të mos jetë i dukshëm

Kryeministrja britanike, Theresa May tha sot se dëshiron që kufiri mes Mbretërisë së Madhe dhe Bashkimit Evropian (BE), të jetë sa më pak dukshëm pas Brexit.

May në një konferencë të përbashkët me kryeministrin irlandez, Leo Varadkar, tha se kufiri i vetëm mes Britanisë dhe BE-së është ai i Irlandës së Veriut, që është pjesë e Britanisë dhe Republikës së Irlandës, e cila është anëtare e BE-së, raportet Reuters.

Sot kanë filluar zyrtarisht negociatat për tërheqjen e Britanisë së Madhe nga BE-ja. Negociatat për largimin e Britanisë nga BE-ja, zhvillohen pas referendumit që vitin e kaluar u mbajt në Britani dhe qytetarët votuan pro largimit nga BE-ja.

Sipas burimeve diplomatike, gjatë raundit të parë të bisedimeve do të diskutohet për çështjet që kanë të bëjnë me të drejtat e qytetarëve, marrëveshjet financiare dhe çështjet me Irlandën e Veriut.

Exit mobile version