Site icon Telegrafi

May kërkon të vendosë rregull në qeveri

Kryeministrja britanike, Theresa May do t’i kërkojë anëtarëve të qeverisë të qëndrojnë të përqendruar ndaj detyrave të tyre, deklaroi sot zëdhënësi i saj, pas informacioneve të dala në media që japin imazhin e një ekzekutivi të përçarë, kryesisht mbi Brexit.

Kryetarja konservatore pësoi një dobësim të konsiderueshëm të autoritetit të saj në legjislativet e 8 qershorit, ku ajoi humbi maxhorancën absolute në Parlament, raporton AFP.

“Ministrat do të diskutojnë privatisht politikat e qeverisë dhe kryeministrja do t’ia ripërsërisë nesër kolegëve të saj gjatë këshillit të ministrave”, tha sot zëdhënësi i May.

“Ajo do t’i bëjë thirrje për më shumë përgjegjshmëri, duke theksuar se ministrat e qeverisë duhet të përqendrohen mbi vazhdimin e punës”, shtoi zëdhënësja, ndërkohë që sot në Bruksel filloi një cikël i ri i negociatave mbi daljen nga BE-ja.

Ditët e fundit, media britanike ka shfaqur luftën që një pjesë e ministrave po bëjnë për të zëvendësuar Theresa May, si dhe kritika që shënjestrojnë ministrin e Financave, Philip Hammond.

Exit mobile version