Site icon Telegrafi

May është nën presion para takimit me Presidentin Trump

Kryeministrja britanike, Theresa May ndodhet nën presion para takimit të saj të parë me Presidentin Donlad Trump, pas komenteve të tij në mbështetje të torturës.

Lideri britanik i opozitës, Jeremy Corbyn i kërkoi May të dënojë deklaratat, pasi Trump në një intervistë me televizionin ABC, tha se ai ka besim të plotë se tortura me uji funksionon.

“Kur të takoni Donald Trump, ju duhet të vendosni vlerat tona të parat, jo ‘America first’. Thuaji jo torturës me ujë”, shkruan sot në profilin e tij Twitter lideri laburist.

May është përballur me Parlamentin të mërkurën para se Trump të bënte këto komente, se si ajo duhet të trajtojë me presidentin e ri çështje si tortura apo ndryshimi klimatik.

Ajo u tha deputetëve britanikë se nuk ka frikë të flasë hapur me Presidentin amerikan, por as nuk konfirmoi nëse përdorimi i torturës do të jetë në axhendën e këtij takimi.

Trump kishte deklaruar gjatë fushatës së tij presidenciale se ai ishte i hapur ndaj përdorimit të torturës me uji, një stimulim i teknikës së mbytjes që ishte përdorur nga SHBA-ja gjatë administratës së George W Bush, por më pas ishte ndaluar.

Exit mobile version