Telegrafi

May citon Churchillin, kërkon marrëveshje të tregtisë së lirë me SHBA-në

Kryeministrja britanike, Theresa May citoi sot liderin britanik të Luftës së Dytë Botërore, Winston Churchill, ndërkohë që priste presidentin amerikan, Donald Trump në Britani të Madhe, me një kërkesë për marrëveshje të tregtisë së lirë mes dy kombeve pas Brexit.

“Të kishim SHBA-në në krahun tonë ishte, për mua, kënaqësia më e madhe”, tha May duke cituar Churchill, shkruan ATSH.

“Tani, për përfitimin e popujve tanë, le të punojmë së bashku për të ndërtuar një të ardhme më të mirë”, i tha ajo Trump-it.

Trump u largua sot në mbrëmje nga Londra me një helikopter në drejtim të Pallatit Blenheim, vendlindja e Churchillit pranë Oksfordit, për tu ta kuar me May. /kp/Telegrafi/