Kryeministrja e Britanisë së Madhe, Theresa May tha të enjten se vendi i saj beson që presidenti sirian Bashar al-Assad është përgjegjës për sulmin në provincën Idlib në veri të Sirisë, në të cilin dyshohet se është përdorur armë kimike, pavarësisht se Assad ka demantuar përgjegjësinë.
“Besojmë se është shumë e mundur që sulmin e ka kryer regjimi i Assad”, ka thënë May në kumtesë, duke shtuar se beson që vetëm regjimi i presidentit sirian ka mundësi që të kryejë një sulm të tillë.