Telegrafi

May: Asgjë nuk do të ndalë fillimin e bisedimeve për Brexit

Kryeministrja britanike, Theresa May, deklaroi të hënën se fillimi i bisedimeve për Brexit, i planifikuar për 19 qershor, në asnjë mënyrë nuk do të shtyhet.

Ajo njëkohësisht theksoi se ka kërkuar nga votuesit mbështetje në zgjedhjet e 8 qershorit, transmeton Reuters.