Telegrafi

Maxwell mungon tri javë

Marca njofton se braziliani ka një çarje në kofshën e tij të majtë, lëndim që kërkon së paku tri javë për t’u sanuar. Ky lëndim, do ta mbajë brazilianin jashtë aksionit në sfidën e javës së fundit ndaj Valladolidit.

Lëndimi i Maxwellit koincidon me rikthimin e Eric Abidalit nga një lëndim gjashtëjavor. Francezi pritet ta zëvendësojë Maxwellin në ndeshjen e të dielës ndaj Valladolidit në Camp Nou. /Telegrafi/