Telegrafi

Maxwell: Interi sërish është favorit për skudeton

Maxwell verën e kaluar kaloi nga Interi në Barcelona, por pranon se nerazurët ende janë në zemrën e tij dhe ai i përcjell ndeshjet e ish-klubit të tij.

“Dalë ngadalë po përshtatem në Spanjë dhe familja ime ndjehet mirë. Kam një klub fantastik dhe me kalimin e kohës përshtatem me lojën e Pep Guardiolas, por është normale kjo fazë e përshtatjes”, ka thënë Maxwell.

Sa i takon Interit, braziliani thotë: “Ekipi ka lojtarë fantastik, të cilët mund ta vazhdojnë ciklin e fitoreve. Unë them se Interi mbetet favoriti kryesor për skudeton”.