Telegrafi

Maxwell: Ibra do të ketë sezon të shkëlqyer te Barca

“Ibrahimovic ka ardhur te Barcelona në majën e karrierës së tij- ai do të jetë i suksesshëm këtu. Mendoj se ky do të jetë sezon i shkëlqyer për të”, ka thënë Maxwell për “Sport”.

Maxwell ka lëvduar edhe trajnerin Pep Guardiola për të cilin thotë se ka kualitet të mëdha për të qenë top-trajner.