Telegrafi

Maxwell: 93 pikë dhe titulli ende në dyshim? E pabesueshme!

“Ne kemi bërë sakrifica të mëdha dhe tani na ka mbetur edhe shumë pak punë. Dy ndeshje, dy finale dhe duhet të japim gjithçka. 93 pikë të arkëtuara është shifër e padëgjuar dhe unë nuk kuptoj se si nuk jemi bërë ende kampionë”.

“Ky sezon ishte fantastik si për Real Madridin ashtu dhe për Barcelonën në La Liga. Këto pikë të arritura thonë shumë për të dyja ekipet, lojtarët dhe trajnerët e tyre. Por, vetëm njëri mund ta fitojë titullin dhe shpresoj që ata të jemi ne”, deklaroi Maxwell. /Telegrafi/