Telegrafi

Maxi Lopez: Milani? Jo, faleminderit!

26 vjeçari është në top formë pas një impakti të menjëhershëm në Serie A pas arritjes në janar, duke shënuar 8 gola në 12 paraqitjet e tij. Spekulimet për një kalim te Milani u rritën kur Maxi në një intervistë tha se do të dëshironte të luante me ish-bashkëlojtarin e tij te Barcelona, Ronaldinhon.

“Unë vetëm kam thënë se do të doja të luaja pranë tij një ditë, pas asaj kohe të kaluar në Barcelonë. Por, Catania është e tanishmja. Unë do të qëndroj këtu sepse jam përshtatur këtu. Milani? Jo, faleminderit”, deklaroi Maxi për La Gazzeta dello Sport. /Telegrafi/