Telegrafi

Maxi: Liga Premier është e jashtëzakonshme

Maxi ka arritur një marrëveshje për gjysmë viti me mundësi ta vazhdojë atë edhe për 12 muaj për një çmim prej 1 milionë funtesh, për shkak se kishte vetëm gjashtë muaj të mbetur në kontratën e tij me Atleticon.

“Liga Premier është e jashtëzakonshme. Kam luajtur në disa stadiume angleze dhe atmosfera është unike. Është e njëjta gjë sikur edhe në Argjentinë”, ka thënë Maxi./Telegrafi/