Akademiku Mitko Maxhunkov sot në promovimin e 50 titujve të rinj nga Ministria e Kulturës në edicionin “Pasuria botërore letrare” deklaroi se dygjuhësia është një hap i rrezikshëm për Maqedoninë. Ai gjithashtu tha se po bëhen tentime për tu zhdukur shteti i maqedonas së bashku me gjuhën e tij, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Jemi dëshmitarë të një agresioni që nuk kujtohet në historinë e popujve, po bëhen tentim të ndërrohet emri i shtetit tonë dhe të varroset gjuha jonë. Dygjuhësia, që tani po përdoret për luftë politike është avanturizëm i rrezikshëm që çon në shkatërrimin e shtetit dhe popullit tonë. Asnjë gjuhë nuk mund të mbijetojë në dygjuhës ose shumëgjuhësi, nëse nuk ka një shtet amë që e mbron atë gjuhë”, deklaroi mes tjerash Maxhunkov./Telegrafi/