Telegrafi

Maxhuni takon Hoxhën e Selimin, flasin për planin zhvillimor të Policisë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni, sot ka takuar dy zëvendësministrat e Punëve të Brendshme, Valdet Hoxhën dhe Behar Selimin.

Maxhuni njoftoi të pranishmit mbi angazhimet, aktivitetet dhe objektivat e Policisë së Kosovës, të bazuara në planin zhvillimor strategjik të Policisë.

Drejtori i Policisë tha se Policia e Kosovës tashmë ka dëshmuar veten se është profesionale dhe e përgatitur që të ofrojë siguri, të luftojë kundër krimit të organizuar, të parandalojë incidente të natyrave kriminale si dhe të menaxhojë me situata të ndryshme, me qëllim të ruajtjes së rendit dhe sigurisë publike në vend.

Dy zëvendësministrat e MPB-së përgëzuan Policinë e Kosovës edhe për angazhimet e fundit gjatë festave, për ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike në vend, ku u arrit të menaxhohet me situatën e sigurisë në vend si dhe të parandalohet çdo incident i mundshëm.