Në vargun e paraqitjeve të mira, ai ka shkëlqyer edhe në ndeshjen miqësore, të cilën Finlanda e fitoi kundër Belgjikës me rezultat 86:82, ndërsa Maxhuni ka kontribuar me 30 pikë të shënuara dhe katër asistime. Me lojën e Edonit është shprehur i kënaqur prindi i tij, Besim Maxhuni.
“Edoni po më gëzon me lojëra të mira në momentin më të rëndësishëm, pasi jemi afër Kampionatit Evropian. Nuk jam befasuar që i shënoi 30 pikë, madje ka mundur të shënojë edhe më tepër, por në lojë i kaloi vetëm 28 minuta”, ka thënë Maxhuni, i cili beson se Finlanda do të ketë paraqitje të mirë në Riga. “Është sukses i madh për Finlandën dhe atje do të përpiqet të tregojë lojëra sa më të mira”, ka shtuar Besim Maxhuni. /Tribuna/Telegrafi/