Site icon Telegrafi

Maxhuni kërkon nga hetuesit e policisë angazhim në luftën kundër krimit të organizuar

Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni ka takuar sot zyrtarë të departamentit të hetimeve dhe njësiteve rajonale për hetimin e trafikimit me narkotikë, ndërsa kërkoi angazhim nga të gjithë për luftimin e trafikimit me narkotikë.

Ai po ashtu kërkoi luftë të pakompromis kundër krimit të organizuar, e në veçanti kundër trafikimit me narkotik si një  fenomen me rrezikshmëri të lartë për qytetarët e vendit.

“Në këtë kuadër u ri konfirmua nevoja e bashkëpunimit me të gjitha institucionet relevante me qëllim që t’i marrin përgjegjësit dhe masat e nevojshme për luftimin e kësaj dukurie”, thuhet në njoftim.

Drejtori i Policisë kërkoi që plani “stop drogave në shkolla” të vazhdojë të implementohet dhe të përditësohet me rigorozitet të plotë, në mënyrë që të parandalohen të gjitha aktivitetet ilegale të mundshme, në ambientet për rreth shkollave dhe zonës së shkollave në tërë territorin e vendit.

“Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në realizimin e detyrave dhe përgjegjësive të saja ligjore, duke përfshirë angazhimet e saja profesionale me qëllim të ofrimit të sigurisë dhe parandalimit të rasteve kriminale, si dhe njoftimit të drejtë të opinionit publik”, tha ai. /Telegrafi/

Exit mobile version