Site icon Telegrafi

Max Travel u kërkon falje klientëve për shtyrjen e fluturimit dhe u premton rimbursin për ushqim e hotel

Përmes një njoftimi për media, operatori i njohur turistik Max Travel ka njoftuar se fluturimi i Turkish Airlines me numër TK3039, i cili ishte paraparë për nisje në ora 05:55 të datës 27 korrik, ishte shtyrë për në mbrëmje të së njëjtës ditë.

Ky ri-aranzhim i fluturimit kishte ardhur si pasojë e shkaqeve teknike të kompanisë Turkish Airlines dhe për të dëshmuar seriozitetin si kompani, Max Travel është përkujdesur që rasti të trajtohet me kujdesin më të madh ndaj klientëve, duke u qëndruar afër në çdo moment.

Përveç që Turkish Airlines ka ofruar shujta ushqimore e pije falas në pjesën e sipërme të aeroportit, njëkohësisht Max Travel ka njoftuar se do t’i rimbursojë financiarisht klientët e vet për 1 natë të hotelit, shpenzimet e taksitë dhe shpenzimet tjera për pije e ushqime, për të cilat udhëtarët kanë kuponë fiskalë.

Siguria e udhëtarëve është prioritet i Max Travel dhe Turkish Airlines, prandaj shkaqet teknike kanë ndikuar në shtyrjen e fluturimit me qëllim të konfirmimit se rehatia dhe siguria do të jenë në nivelin më të lartë të mundshëm.

Exit mobile version