Site icon Telegrafi

Max Fest përkujtoi të ndjerin Arlind Gjikolli – Gjikla në koncertin gjigant në kryeqytet

Festivali më i madh në kryeqytet, Max Fest, i organizuar nga Max Travel ka ofruar për publikun tri netë fantastike në kryeqytet.

Mes shumë performancave artistike të dhuruara nga artistë të ndryshëm, në festival u bën edhe nderime dhe homazhe për artistin e njderë Arlind Gjikolli – Gjikla.

Gjikla i cili ishte një nga duajenët e muzikës hip-hop në Kosovë u nda nga jeta dhjetorin e vitit të kaluar dhe që atëherë këngët e tij të dikurshme janë rikthyer shumë në vëmendje.

Arlind Gjikolli – Gjikla (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

Prezantuesit e Max Fest i nisën mbrëmjen final të festival me një dedikim për artistin dhe drejtorin menaxhues të Telegrafit, tashmë të ndjerin Gjikla, duke emocionuar publikun e pranishëm.

Lexo po ashtu WNC - revolucionarët e muzikës hip-hop që sfiduan fenomenet e kohës, shokët e skuadrës kujtojnë artistin Gjikla: Grupi u ndërtua mbi tekstet e tij

Sonte do të fillojmë së bashku me juve, ju që jeni gjeneratat e reja, ta kujtojmë një person i cili ka dhënë jashtëzakonisht shumë për artin, kulturën, muzikën, repin, Kosovën, media, vendin tonë në përgjithësi. Themeluesi i një prej brendeve më të suksesshme në Kosovë, i cili e ka sjellur zhanrin rep në një dimension krejt tjetër. Bashkëthemelues në njërin prej portaleve më të suksesshme në vendin tonë, Telegrafi.com. Sot kujtojmë jo vetëm veprimtarinë e tij, por energjinë, kujtimin edhe fatin që gjithësecili prej nesh e patëm që të jetojmë në epokën e tij. Sot Max Travel, Max Fest kujton tashmë të ndjerin për fat të keq, Arlind Gjikolli – Gjikla”, tha mes të tjerash moderatorja e festivalit.

Pas këtij fjalimi, në ekranin gjigant të skenës u shfaq një klip i shkurtër me një përmbledhje të disa prej hiteve të tij.

Gjikla edhe muaj pas vdekjes vazhdon të jetë një emër shumë i përmendur në evente të ndryshme e ngjare kryesisht hip-hop, duke kujtuar kontributin e tij të dhënë sa ishte gjallë. /Telegrafi/

Exit mobile version