Telegrafi

Max Fest nis edicionin e dytë, gëzon fëmijët e kryeqytetit me event special për ta në sheshin ‘Zahir Pajaziti’

Të dielën, në Prishtinë ka nisur Max Fest, një organizim i ndërmarrë nga kompania turistike Max Travel.

Eventi i parë i mbajtur në kuadër të këtij organizimi, ka qenë i dedikuar enkas për fëmijët, të cilët patën mundësinë që të shijojnë një vikend ndryshe në Sheshin “Zahir Pajaziti”.

Ata shijuan akullore, kokoshka e plot gjëra të ëmbla falas, duke u bërë pjesë e aktiviteteve të shumta që Max Fest, kishte organizuar për ta.

Pamje nga eventi i Max Fest-it dedikuar fëmijëve (Foto: Telegrafi)

I pari i kësaj kompanie, Edon Abdullahu, tregoi për Telegrafin më në detaje se si ishte ideuar ky organizim.

“Sot është dita e parë e Max Fest-it, kemi vendosur ta kemi ditën e dedikuar për fëmijë. Ka pasur palaço, mini-doski, pikturim i fytyrave, dhe në të njëjtën kohë, kokoshka, akullore dhe pampuk sheqeri falas për të gjithë fëmijët”, tha Abdullahu.

Edon Abdullahu (Foto: Telegrafi)

Max Fest tenton të shndërrohet në një organizim tradicional, por që për fatin e keq, edicioni i dytë erdhi dy vite pas atij të parit – e shkas për këtë u bë pandemia globale COVID-19.

“Max Fest-i është në edicionin e tij të dytë. Edicionin e parë e kemi mbajtur në vitin 2019, për shkak të pandemisë, dy vite e kemi anuluar. Ky është organizim vjetor që për qëllim ka promovimin e turizmin”, tregoi Edoni për Telegrafin.

Pamje nga eventi i Max Fest-it dedikuar fëmijëve (Foto: Telegrafi)

Për fund, ai theksoi arsyet se pse Max Travel duhet të vazhdojë të jetë zgjedhja e shumëkujt për udhëtimet e tyre të dëshiruara këtë verë dhe jo vetëm.

“Oferta të shumta, mundësi shumë të mira për udhëtime dhe një shpërblim superior”, janë arsyet që Abdullahu veçon në besueshmërinë e klientëve ndaj kompanisë turistike Max Travel.

MAx Fest do të vazhdojë edhe me organizime të tjera, duke përfshirë një koncert gjigant ditën e nesërme (e martë), po në Sheshin “Zahir Pajaziti” me emra të dëshmuar të muzikës si: Yll Limani, Offchestra, Minatorit e të tjerë. /Telegrafi/