Telegrafi

Max Ehrich thotë se Demi nuk i ka treguar se do të ndahet nga ai

Demi Lovato dhe Max Ehrich (Foto: Mirror)

Max Ehrich është hapur për herë të parë rreth ndarjes me Demi Lovato, dy muaj pasi u fejuan.

Ai kishte thënë se këngëtarja nuk i ka treguar se do të ndahet, derisa një vendim i tillë e ka surprizuar, shkruan Mirror.

Në një postim në rrjetin social Instagram, ai shkroi: Imagjinoni të kuptoni statusin e marrëdhënies tuaj përmes gazetave”.

(Foto: Mirror)

“Aq më pak kur je duke u marrë me një film biografik të një pastori, që shikon të ndihmojë të tjerët”, shtoi Max.

29-vjeçari dhe Demi kishin filluar lidhjen e tyre gjatë muajit mars, ndërsa kaluan së bashku kohën në gjatë pandemisë coronavirus.

Ndërsa lajmet për ndarjen e tyre kanë filluar që në fillimin e kësaj jave, teksa Demi shfaqej në rrjete sociale pa unazën e fejesës. /Telegrafi/